Njohja e patentave në Greqi, procedura si shqiptarët mund ta përdorin lejën...

Njohja e patentave në Greqi, procedura si shqiptarët mund ta përdorin lejën e drejtimit

362
0
Shares

Është zbardhur marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit dhe pse nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të jetë e përhershme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se shqiptarët mund të përdorin këtë dokument dhe në Greqi duke plotësuar vetëm disa kushte.

Shqiptarët që disponojnë këtë leje drejtimi  lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek.

Sipas Abc News, shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj.

Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke paraqitur një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve në shtetin Grek.

Për të shmangur testet teorike dhe praktike mjafton përkthimi zyrtar i lejes së drejtimit të marrë në Shqipëri në gjuhën greke. Të njëjtat rregulla marrëveshja i parashikon edhe për grekët që udhëtojnë në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY