Pas pushimeve të verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i rikthehet punës në datën 6 shtator.
KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me Bujar Hotin, i cili është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici.
Kujtojmë se vetëm para disa ditësh, Komisioneri Publik ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli, i cili u konfirmua në detyrë duke kaluar vettingun.
Dhe ky nuk është i vetmi gjyqtar ndaj të cilit i është ankimuar vendimi, pasi Komisioneri ka paraqitur ankesën dhe për gjyqtarë të tjerë të cilët ishin konfirmuar nga KPK.
Ndërkohë që shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë e kanë humbur ‘betejën’ para Vettingut dhe KPK ka shkarkuar disa prej tyre deri tani. Si arsye themelore e shkarkimit të tyre është “Deklarimi i pamjaftueshëm” i cili ka penalizuar të tetë gjyqtarët dhe prokurorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/