“Rama do të harxhojë 10 milionë Euro për luksin e tij, sallë...

“Rama do të harxhojë 10 milionë Euro për luksin e tij, sallë masazhi në kryeministri”

67
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi  në faqen e tij zyrtare në “Facebook” deklaron se kryeministri Edi Rama do të shpenzojë 10 mln euro në vitin e ardhshëm për luksin e tij. Sipas Bashës, në godinën e Kryeministrisë do të ketë, restorant, bar personal por edhe salla të veçanta për masazh e fizioterapi.
“10 mln euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë. Një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, thotë Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY