Ambasada Amerikane në mbrojtje të Lalës: Klodi rol në mbulimin e reformës...

Ambasada Amerikane në mbrojtje të Lalës: Klodi rol në mbulimin e reformës në drejtësi

89
0
Shares

Ambasada amerikane në Tiranë ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala në Tiranë, orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

ambasada amerike

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY