Ambasada e SHBA thirrje gjyqtarëve: Aplikoni për tu bërë pjesë e KLGJ

Ambasada e SHBA thirrje gjyqtarëve: Aplikoni për tu bërë pjesë e KLGJ

98
0
Shares

Një javë pas rihapjes së garës për gjyqtarët që janë ftuar të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u është drejtuar me një thirrje të gjithë gjyqtarëve të të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e Apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në faqen zyrtare në fb, Ambasada shprehet se “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj”teksa fton gjyqtarët të aplikojnë në https://bit.ly/2P7bVKk.

Gjykata e Lartë rihapi garën me 22 gusht, duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë. Me anë të thirrjes së bërë më 22 gusht kërkohet një gjyqtar nga Apelet e rretheve të garojë për t’u bërë pjesë e KLGJ-s, Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili me Reformën në Drejtësi zëvëndëson KLD.

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët 10 janë, ndërsa mungon një, pasi gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua nga Vetting-u duke e lënë vendin vakant.

Të drejtën për të garuar si pjesë e KLGJ-së e kanë gjyqtarët e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Korçës, Durrësit, ndërsa ata të Tiranës nuk mund të kandidojnë pasi e kanë përfaqësuesin e tyre në këtë këshill.

Me 6 shtator 2018 është afati i fundit i aplikimit për gjyqtarët e apeleve në rrethe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY