Shifrat e frikshme, 50% e bizneseve të kontrolluara nga AKU kanë probleme...

Shifrat e frikshme, 50% e bizneseve të kontrolluara nga AKU kanë probleme me kushtet

106
0
Shares

Gjate sezonit të verës AKU ka inspektuar mbi 2000 subjekte dhe raportet tregojnë se në 50% janë konstatuar problematike. Janë gjobitur 92 subjekte dhe janë mbyllur 20 prej tyre për shkak të problematikave me falsifikimin dhe tregtimin e produkteve të falsifikuara. 

Gjatë 3 muajve të verës AKU ka inspektuar 2284 biznese, ku ka rezultuar se gati 50% e tyre kanë patur problematika me kushtet e ruajtjes së produkteve, ato higjeno-sanitare dhe problematikë me dokumentacionin.

Por përtej këtyre mangësive, inspektorët e AKU vlerësuan dhe vendosën mbylljen e 20 subjekteve, biznese që tregtojnë produkte të rëndësishme si buka, fast-food dhe piceri si dhe në sektorin e shërbimeve ndërprerje të aktiviteti të restorantëve.

Inspektori, Ledio Ilollari, thotë shkeljet e shpeshta të konstatura.

Ledio Ilollari: Më së shumti në mangësi të kushteve higjeno-sanitare. Përfshirë dokumentacionin bazë, gjurmushmërinë, sistemin e vetë kontrollit, moria e masave që vetë operatori duhet të marrë që ti garantojë sigurinë ushqimore konsumatorit. Etiketimi është me shumë rëndësi apo evidentimi, asgjesimi dhe bllokimi i produkteve të pasigurta, atyre me afat të kaluar përdorimi.

Janë bllokuar 1130 kg produkte pa etiketë dhe elementë të gjurmëshmërisë, janë gjobitur restorante që tregtonin Dateri si dhe janë të ndaluar subjekte që tregtonin vaj ulliri të falsifikuar.

Ledio Ilollari: Nuk ka qene qëllimi i AKU-së as gjobitja dhe dëmtimi i operatorëve por tutela maksimale e konsumatorëve. Raste falsifikimi kur ka patur, produkte të skaduara, produkte edhe të ndaluara si rasti i restorantit në Ksamil që tregtonte Daterin që është i ndaluar.

Por sa të sigurt janë konsumatorët? Policimi i “marketeve dhe tregjeve” më aktiv muajt e fundit ka konstatuar problematika të mëdha, por kontrollet duhet të jenë më të shpeshta.

Gjithashtu inspektorët duhet të ndihmohen edhe nga qytetarët përmes denoncimeve në numrin jeshil, në emailin e AKU-së ose në rrjete sociale.

Ledio Ilollari: Të bëjnë denoncime pranë AKU-së dhe institucioneve të tjera në rast se kemi të bëjmë me produkte të paligjshme.

Qeveria e përqëndroi punën e AKU gjatë muajve të verës pranë bregdetit dhe zonave liqenore që kanë aktivitet më të lartë të shërbimit ndaj turistëve dhe vizitorëve./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY