Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A duhet të dorëhiqet Rama pas skandalit me Ronaldon?

28/08/2018
A duhet të dorëhiqet Rama pas skandalit me Ronaldon?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri vendos që të shohë live Juventusin dhe i hipën avionit privat të një miku; kreu i grupit parlamentar të shumicës pranon se ka mik një biznesmen të dënuar për pjesmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, i cili ka përfituar nga tenderimet publike, dhe thotë se ndjek nga afër ecurinë në shkollë të fëmijëve të tij; kryetari i Bashkisë së kryeqytetit i hipën edhe ai avionit bashkë me gruan dhe shkon në një dasëm glamour të një biznesmeneje mike, e cila ka aktivitet tregtar të licensuar po nga bashkia; dhe, të gjithë bashkë, pretendojnë se këto janë gjëra krejt normale.

Sigurisht, nuk ia vlen të analizosh bëmat e zarave, kur vetë kaqoli kryeministër e konsideron normale që përfaqësuesi më i lartë i një shteti të udhëtojë me avionin e një klubi privat futbolli të një shteti tjetër, me qëllimin madhor: një foto me Kristiano Ronaldon. Dhe të cilën më pas e ekspozon si trofe përpara shqiptarëve. Vërtet mori rrugën e mundimshme deri në Torino, me helikopter dhe avion, por në fund ia doli, e mbërriti suksesin. Mundi ta kapë CR7 në korridorin e stadiumit dhe të shkrepë një resme me të. Kjo po që është një arritje.

Por arritje më e madhe është arsyetimi i kryeministrit për këtë udhëtim të paprecedentë në botë. Ai tha se nuk ka harxhuar asnjë qindarkë (jo si në rastin e fotos me Obamën) për të pozuar në krah të Ronaldos dhe se ish futbollsti Igli Tare i kishte gjetur një vend bosh në avionin e Lacios.

Dhe, qershia mbi tortë, ai deklaroi se shpenzonte për udhëtime më pak se kryeministri paraardhës. Përsëri fajin e ka Saliu. Imagjinoni se çdo të kishte bërë Rama në opozitë, dhe veglat e tij të propagandës, sikur Berisha të kishte shkuar për të parë një ndeshje futbolli jashtë Shqipërisë. Por se ç’lidhje ka udhëtimi i Ramës në Torino me krahasimin e shpenzimeve mes kryeministrave, këtë vetëm një mendje e lodhur nga sajesat e mbulimit të skandaleve mund ta përdorë si argument.

Problemi nuk është se çfarë avioni përdori kryeministri, apo kush ia bleu biletën vip në stadium. Problemi ka të bëjë me shembullin që jep kreu i qeverisë për qytetarët e tij, të cilët duan të ikin nga vendi jo për të parë Ronaldon, por nga dëshpërimi që kur ronaldot e Rilindjes nisën të luajnë me fatin e tyre.

Kryeminstri mund të gjejë bileta për të parë NBA, Ronaldon apo Mesin, për të hapur ekspozita e për të shëtitur nëpër botë dhe të mos paguajë për to, por në thelb janë shqiptarët që i paguajnë trillet e tij në formë koncensionesh, privatizimesh, lejesh ndërtimi, lincensash e tenderash publikë, që miqtë zemergjerë të kryeministrit i marrin si kompensim për kënaqësitë që i dhurojnë atij.

Në një vend demokratik, për më tepër në vendin më të varfër të Europës, do të mjaftonte fakti që kryeministrit i shkrepet të shohë një ndeshje futbolli dhe udhëton pa pikë gajle me avionin privat të një klubi të huaj futbolli, që ai të largohej nga detyra. Edhe nëse do e kishte paguar vetë udhëtimin edhe nëse do ia kishin bërë dhuratë, në të dyja rastet ai si zyrtar i lartë nuk mund të përfitojë nga pozita që ka. Thjesht si Edi Rama, si një qytetar i zakonshëm, nuk do të kishte mundur kurrë t’i hipte atij avioni dhe t’i dilte përpara CR7 në dhomat e zhveshjes së stadiumit. Pra ai ka shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për një trill privat, personal. Ky është skandali i kryeministrit, për të cilin do të duhej një shpjegim dhe jo krahasimi me shpenzimet e paraardhësve.

Për të mos folur për skandalin moral, atë të shembullit që një kryetar qeverie u jep qytetarëve të tij. Që pa e mbyllur ende mirë mbledhjen medemek të punës me ministrat, e mban frymën në Torino për të parë një ndeshje futbolli. E ndërsa atë fundjavë dhjetra mijëra njerëz mbeten me orë të tëra në rrugët e mbingarkuara, edhe të përgjakuara nga aksidentet e shumta, ai u dërgon si mesazh shprese një imazh: “Mos u dëshpëroni, sepse ka dhe një lajm të mirë. Kryeminstri juaj ia doli të bëjë një foto në krah të Ronaldos! Herën tjetër mund të kapim Manzukiçin”.

Se sa i rëndë është ky akt, do të mjaftonte të imagjinonim se ç’do të ndodhte në Gjermani dhe në botë sikur Toni Kros, si gjerman që është, t’i gjente një vend pa pagesë Angela Merkelit në avionin e Realit dhe ta çonte në Barcelonë për të bërë një foto me Mesin. Dhe pastaj kancelarja t’ua ekspozonte atë gjermanëve nga profili i saj në facebook. Sigurisht që është e paimagjinueshme. Por në Shqipëri degradimi i moralit politik dhe i politikës si mjet në shërbim të qytetarëve ka prekur fundin.

Dikur debatohej për fotomaninë e liderëve shqiptarë në krah të persoanliteteve botërore të politikës dhe opinioni ishte mjaft kritik. Tani kemi përfunduar në maninë e fotove me yjet e showbizit dhe futbollit dhe debati s’mund të ketë më vlerë. Rama kapi një foto me Ronaldon, ky është lajmi që ngazëllen mediat dhe oborrin e kryeministrit. Shqiptarët duhet të gëzohen për këtë arritje.

Pas kësaj goditje të kaqolit, a mund të parashikosh se si mund të hapërdahen zarat e tij? /Lapsi.al

Tags: cristiano ronaldodoreheqjeEdi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.