Takimi i kryeministrave në Durrës, reagimi i deputetit: ‘Samit apo qokë?!’

Takimi i kryeministrave në Durrës, reagimi i deputetit: ‘Samit apo qokë?!’

130
0
Shares

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në rrjetin e tij social facebook komenton samitin e kryeministrave të Ballkanit të mbajtur dje në qytetin e Durrësit.

‘Qokë apo Samit’ shkruan deputeti. Më shumë sesa samit, për Boçin ishte si qokë vakie ballkanase, për të zotin e shtëpisë.

Deputeti shkruan dhe për mungesën e kryeministrave që ishte shpërfillja për atë që kishte hapur dyert.

Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë , shkruan deputeti Boçi në facebook.

Postimi i plotë

SAMIT APO QOKË?!

Samiti i Durrësit më shumë se i tillë ishte si qokë vakie ballkanase, për të zotin e shtëpisë, për “varjen” e hapjes së negociatave. Nxirja e Ramës ishte e plotë, ndërsa mungesat e Kryeministrave ishin shpërfillja për atë që kish hapur dyert, mgjs telefonat e stafeve kishin ditë që kërcisnin.

Dikush nuk erdhi se binte shi e lagej .Një tjetër me të drejtë kishte gjëmë më të madhe. Një donte t’i tregonte se jemi “qoftzanë” për gjallë e për vdekje. Të tjerë dërguan zevëndës, sepse “kishin punë” e nuk kishin kohë për të humbur me Ramën. Dhe pritja ishte formë qoke, me shtrëngim formal shabllon duarsh, por dhe biseda.

Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë

Litari i krimit, si shkaktari kryesor nuk u përmend asnjeherë, sipas rregullit në fakt. Fjalë të ditura, të dëgjuara, të konsumuara dhe asgjë të re për qytetarët e vendeve. Vulën ia vuri fjala “e nderë”, “prekëse” e Ramës, siç ndodh në vakitë, e mbushur me përvuajtje emotive. E mbyllur sipas premtimit:

“Në samite jua shpërblefsha!” Sepse ky, vetëm samit nuk ishte.

Në fund:  Në gëzime për Ramën….

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY