Esktradohet në Shqipëri shqiptari trafikant, policia italiane zbulon të shkuarën e errët...

Esktradohet në Shqipëri shqiptari trafikant, policia italiane zbulon të shkuarën e errët të tij

95
0
Shares

Një shqiptar i akuzuar për trafik ndërkombëtarësh është ekstraduar një ditë më parë nga aeroporti i Xhenovës drejt Tiranës.

Shqiptari rezulton se kishte qënë i dënuar me 6 vite burg në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit të parë në aeroport, shqiptari nuk dha informacionet e nevojshme te kontrolli i pasaportës, as biletën e kthimit. Gjithashtu ai u soll si një turist duke dhënë motive që binin ndesh lidhur me shkakun  vizitës turistike në Itali.

Pas kësaj, policia ngriti dyshimet e para dhe filloi kontrollet ndaj tij. Sipas policisë, shqiptari 36 vjeçar, kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë si trafikant droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje armësh, arsye për të cilat edhe ishte dëbuar nga vendi ku kishte qëndruar për 10 vjet.

Shqiptari trafikant me inicialet L.E, 36 vjeç akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike me vendet si Kolumbia, Venezuela, Hollanda, Spanja, Gjermania, Serbia, Shqipëria e Italia.

Hetuesit italianë kanë zbardhur udhëtimet e shumta të 36 vjeçarit shqiptar drejt vendeve të Amerikës Latine ku kontaktonte me anëtarët e karteleve (grupeve) më të mëdha të drogës e organizonte transportiin e lëndës narkotike drejt Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY