VIDEO/PD kërkon hetim pasuror, të gjendet kush i dha mikut trafikant të...

VIDEO/PD kërkon hetim pasuror, të gjendet kush i dha mikut trafikant të Ballës miliona euro tendera

122
0
Shares

Prej një jave, partia demokratike ka sjellë prova të cilat vërtetojnë se Edmond Bego është mik i Taulant Ballës dhe si pasojë e miqësisë, ai është pasuruar me buxhetin e shtetit.

Nga selia blu, Gazmend Bardhi ka folur lidhur me pasurimin  e këtij trafikanti droge duke renditur paratë që ai ka marrë në disa tendera.

  1. 10 mln eurot në punimet e rrugës Tiranë-Elbasan
  2. 1 miliard lekë në ndërtimin e nënstacionit  të  Librazhdit
  3. 3 miliardë lekë në disa punë publike në zonat elektorale të Taulant Ballës

14 milion euro nga buxheti i shtetit janë fakte të mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet për të provuar se kryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste është sekseri për shumëfishin e pasurisë së trafikantit të drogës në kundërshtim me ligjin.

”Kush ka ndërmjetësuar me organet shtetërore që ti japë mikut të Ballës tendera dhe milion euro nga paratë e shqiptarëve në kundërshtim me ligjin”?

Taulant Balla hesht duke treguar se është ai që i ka sjellë pasurinë trafikantit dhe mikut të tij. Heshtja e organit të prokurorisë tregon se vendi është kapur fort nga krimi, ndaj dhe partia demokratike bën thirrje të hetohen dhe nisin verifikimet për dhënien e tenderave si dhe kush ka ndërmjetësuar që mikut të Taulant Ballës t’i jepen tendera në kundërshtim me ligjin./K.Balliu

Gazment Bardhi, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 24 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY