Itali, policia zbulon familjen shqiptare që merrej me kokainë, si ranë në...

Itali, policia zbulon familjen shqiptare që merrej me kokainë, si ranë në duart e policisë

144
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar një 58-vjeçar shqiptar, ndërsa në hetim janë dy djemtë e tij, pasi akuzohen për trafik droge.

Siç raportojnë mediat italiane babai dhe dy djemtë e familjes shpërndanin kokainë në zonën e San Mauros Pascoli. 58 vjeçari M. H., kryefamiljari shqiptar u dënua me 16 muaj burg dhe 800 euro gjobë, ndërsa dy djemtë e tij 28 dhe 33 vjeç po hetohen në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia arriti të gjente rreth 20 mijë euro, 30 gr kokainë e pastër, dy peshore dhe materiale të tjera paketimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY