Nuk e përballoi humbjen e vajzës së saj, vret veten 68 vjeçarja...

Nuk e përballoi humbjen e vajzës së saj, vret veten 68 vjeçarja nga Delvina

110
0
Shares

68 vjeçarja Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë, i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar me një sasi fostoksine.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin.

Pas ndihmës së parë, ajo në gjendje të rëndë është nisur për në Qendrën e Toksikologjisë në Tiranë. Pa arritur dot, ajo humbi jetën në afërsi të  fshatit Lazarat.

Burime nga policia në Delvinë, thonë se 68 vjeçarja ka tentuar disa herë ti jepte fund jetës. Motivi i vetëvrasjes mendohet të ketë qenë situata e rënduar psikologjike e saj pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë.

Ajo i ka dhënë fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY