Ndarja nga jeta e ish-deputetit Ferizaj, Basha: Kontributi i tij për partinë...

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Ferizaj, Basha: Kontributi i tij për partinë demokratike, i pashlyeshëm

94
0
Shares

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat, Ismet Ferizaj, pa dyshim është personi me vlera që dha një kontribut të pashlyeshëm për partinë demokratike.

Kështu shprehet Lulzim Basha në një mesazh në rrjetin e tij social facebook. Basha shkruan se Ismet Ferizaj ndërthurte vlerat më të larta patriotike dhe kthjelltësinë e mendimit politik.

Mesazhi i plotë në facebook

Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise. I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual.

Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”. Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY