Shehi:Ky projekt është i gabuar, jemi shumë vonë për ta ndaluar por…

Shehi:Ky projekt është i gabuar, jemi shumë vonë për ta ndaluar por…

139
0
Shares

Deputeti Dashamir Shehu, njekohesisht kryetar i LZHK-së, ne nje postim ne rrjetet sociale, ka nenvizuar disa probleme qe ai sheh nga projekti që po vihet në zbatim aktualisht në segmentin e rrugës Qafë-Thanë-Pogradec, konkretisht ne pjesen e fundit në hyrje te qytetit te Pogradecit.

Sipas Shehit, ky projekt është i gabuar.

POSTIMI I SHEHIT:

Dy fjale per nje veper te shtrenjte dhe te panevojshme

Ne te hyre te Pogradecit po ndertohet segmenti i fundit i rruges se re Qafe Thane Pogradec, rreth 900 metra i gjate. Pjesa tjeter e rruges pothuajse ka mbaruar dhe per te qene te sinqerte eshte nje rruge e nje kualiteti te larte per standartet tona te ndertimit pertej zgjatjes shume vjecare per t’u perfunduar (trotuare, ndricim, sisteme mbrojtese metalike, nenkalime). Deri ketu jemi ne rregull. Problemi fillon me pjesen e fundit ne te hyre te Pogradecit.

Eshte bere nje projekt gjigand me kater tunele te hapura betoni, te ashtequajtuara “panoramike” qe kane kushtuar miliona euro (rreth 12 milion thuhet, se ne tabelen treguese nuk ekziston shifra) por njekohesisht eshte dashur qe te krijohet dhe nje skarpate ne faqen e malit qe per shume vite do te duket si nje gurore gjigande, pertej faktit qe vazhdimisht do te jete e kercenuar nga rreshqitja e malit, sic ka ndodhur tashme.

Ajo skarpate aq e pjerret dhe me ate morfologji te terrenit, me punimet qe jane kryer prej vitesh nga sektori minerar, do te jete nje rrezik permanent per rreshqije te reja. Ne keto kushte, do te ishte e mjaftueshme qe te zgjeroheshim pak metra ne rrugen e vjeter ekzistuese (rreth 5m: dy per trotuarin dhe tre per korsine e re) ne liqen (gje qe e kane bere tashme) per te kursyer milionat e shpenzuara kot. 

Njekohesisht do te kishim ruajtur faqen e gjelberuar te malit dhe do t’i kishim kursyer pamjes tone kater godina betoni te shemtuara (sic eshte betoni ne hyrje te nje qyteti qe pretendon te jete turistik).

Si konkluzion, une mendoj qe eshte nje projekt i gabuar dhe i shtrejte (me aq para mund te behej i gjithe projeti i ri i sistemimit te zones nga Pogradeci ne Voloreke) aspak ekogjik dhe pa qendrushmeri per te ardhmen. Fatkeqesisht ky nuk eshte i vetmi projekt pjelle e mendjeve te semura dhe situatave korruptive qe ka prodhuar “rilindja”.

Fatkeqesisht jemi shume vone per te ndaluar keto qe kane ndodhur por jam me shpresen se keto reflektime mund te ndihmojne per projekte dhe vendime serioze per te ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY