Në Shkodër, mrekullinë e bënë mjekët e spitalit rajonal! Falë ndërhyrjes, ata i shpëtuan jetën një një 15 vjeçari që rrezikoi të mbytet në liqen.
Adoleshenti mbërriti në spitalin rajonal në vdekje klinike, por fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve e riktheu atë në jetë!
Ngjarja ndodhi në zonën e Shirokës, ku 15 vjeçari ishte duke u larë më shokët.
Kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe e kanë nxërrë atë nga uji.
Burime mjekësore thanë se ai u transportua për në spital pa puls për rreth 5 minuta, dhe falë ndërhyrjes e këmbënguljes së stafit mjekësor 15 vjecari u rikthye në jetë. Oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/