Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Akademia e 100 fshatrave, Rrokaj: Ja broçkullat e kryeministrit për akademinë në Jalë

19/08/2018
Akademia e 100 fshatrave, Rrokaj: Ja broçkullat e kryeministrit për akademinë në Jalë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama nga Jala, ditën e djeshme prezantoi një ndër projektet e tij të reja. Një projekt i 100 fshatrave, e ka quajtur Kryeministri Edi Rama iniciativën e tij më të re.

Por, projektin e tij më të ri, Shezai Rrokaj, deputeti i LSI nuk e sheh si një projekt që do të marrë ndonjëherë zhvillim, për shkak se sipas tij, kjo do të jetë po prap një sajesë e kryeministrit ashtu siç kanë dalë deri më tani gjithë projektet e tij.

”Çfarë turizmi do të zhvilloni Ju, zoti kryeministër, kur, më së pari, fshatrat nuk kanë rrugë, ujë të pishëm, impiante për ujërat e zeza, ndriçim normal e qendra shëndetësore?

Meqenëse ndodheni në bregdetin e Jonit mjafton të përmendim se, që prej ish-Shkollës së Marinës, ujërat e zeza derdhen në det. Impianti i ujërave të zeza të Radhimës mbeti vetëm në letër. Impianti i Orikumit u përurua, por nuk funksionon. Ndriçimi i rrugës së shëtitores të Orikumit ngjan si në pamjet apokaliptike, ku mbrëmjeve shquan silueta qeniesh që lëvizin”, shkruan Rrokaj në facebook.

Reagimi i plotë

Broçkullat e Kryeministrit në Jalë për “Akademinë e 100 fshatrave”

Kryeministri bëri qokën e radhës, këtë herë në Jalë, ku thirri një grup të rinjsh të Akademisë Qemal Stafa dhe ERTV-në e tij për t’u mbushur mendjen shqiptarëve mbi projektin e tij të ‘100 Fshatrave’. Ky kryeministër po ua torollit kokën shqiptarëve vetëm me sajesa termash si, bie fjala, kjo Akademi, apo siç ishte ‘policia që duam’, por nuk doli ajo që deshëm; portali ‘mësues për Shqipërinë’ që u kthye në mësues për partinë, e shumë parrulla të tjera rilindëse si këto.

Kjo tregon se kryeministri ynë jo vetëm nuk ia ka heberin nga termi Akademi, sepse Akademinë e Shkencave e quajti Agjensi funeralesh, por vazhdon e vazhdon t’u flasë shqiptarëve për projekte imagjinare e ide në ajër. Agriturizmi, zoti kryeministër, lidhet me dy shtylla kryesore si: bujqësia dhe turizmi rural i diversifikuar. Mirëpo edhe ato politika subvencionimi të fermerëve, të ngritura gjatë qeverisjes së mëparshme, i keni degraduar.

Çfarë turizmi do të zhvilloni Ju, zoti kryeministër, kur, më së pari, fshatrat nuk kanë rrugë, ujë të pishëm, impiante për ujërat e zeza, ndriçim normal e qendra shëndetësore? Meqenëse ndodheni në bregdetin e Jonit mjafton të përmendim se, që prej ish-Shkollës së Marinës, ujërat e zeza derdhen në det. Impianti i ujërave të zeza të Radhimës mbeti vetëm në letër. Impianti i Orikumit u përurua, por nuk funksionon. Ndriçimi i rrugës së shëtitores të Orikumit ngjan si në pamjet apokaliptike, ku mbrëmjeve shquan silueta qeniesh që lëvizin.

Dhamë vetëm dy-tre shembuj sa për t’Ju rikujtuar të hiqni dorë nga paranoja verbale e propaganda, zoti kryeministër, sepse projektet i bëjnë edhe universitetet vendase, por kthehuni me këmbë në tokë e mos fluturoni: ndërtoni by pass-in e Fierit, atë të Vlorës, për të mos përmendur fshatin tuaj të zemrës, Vunoin që, edhe nga dy pasqyra sinjalizuese në rrugën përmes fshatit, njëra është e thyer. Apo mos ndoshta, vërtet medoni se Shqipëria që duam tani lëviz si Ju me helikopter.

Tags: akademia e 100 fshatraveDeputetiEdi RamaLSIshezai rrokaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.