Beteja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve, çfarë...

Beteja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve, çfarë vendimi mori gjykata

131
0
Shares

Lufta mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe fansave të dyshes më të famshme në botë.

Çifti u nda shtatorin e 2016 pas ankesave të Jolie se Brad nuk kujdesej si duhej për 6 fëmijët e tyre.

Por, fitoren e radhës e ka shënuar Brad Pitt në gjyqin e mbajtur së fundmi. Një gjykatës thuhet se ka urdhëruar Angelina Jolie ta lejojë ish-bashkëshortin e saj ti vizitojë më shpesh gjashtë fëmijët e tyre para se gjykata të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme.

Jolie-s i është dashur të bjerë dakord t’i japë Pitt-it katër orë më shumë në ditët e shkollës dhe 12 orë çdo ditë tjetër në ditët jo shkollore, raporton New York Post.

Vetëm javën e kaluar në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, aktorja  akuzoi Pitt-in duke e quajtur “baba i vdekur” pasi sipas saj nuk dha “asnjë mbështetje ndaj fëmijëve që nga ndarja” në vitin 2016.

Pitt më pas hodhi në gazeta faktet se si ai në fakt i kishte huazuar Jolie 8 milionë dollarë për të blerë shtëpinë e saj të re dhe kishte paguar 1.3 milionë dollarë në faturat për të dhe fëmijët e tyre.

Por avokatja për aktoren, Samantha Bley DeJean, u kthye në një deklaratë duke thënë: “Një hua nuk është … përkrahje e fëmijëve, dhe për ta përfaqësuar atë si të tillë është tentativë mashtruese dhe e pasaktë”.

Data tjetër e tyre për të dalë në gjykatë është vendosur për në 21 gusht.

Jolie dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh  dhe 10-vjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY