Përplasja e tifozëve në Korçë, reagon FSHF: Duhet reflektuar për sigurinë në...

Përplasja e tifozëve në Korçë, reagon FSHF: Duhet reflektuar për sigurinë në stadiume

114
0
Shares

Ndeshja e djeshme mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila ishte dhe ndeshja hapëse e kampionatit, u përcoll me incidente, për shkak të përplasjes së tifozëve.

Përplasja e tyre solli ndërprerjen e ndeshjes dhe mbylljen e saj. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për incidentin e djeshëm, duke kërkuar të rishikohet dhe njehërë aspekti i sigurisë, rendit dhe prezencës së policëve në stadiume.

Edhe pse u vendos para fillimit të kampionatit, që siguria të ruhej nga kompanitë private dhe jo nga policia, kjo nuk duket të ketë shkuar ashtu siç parashikohej qysh në fillim.

Ndaj FSHF, thotë se ngjarja e djeshme dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional.

Reagimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim incidentin e ndodhur në Korçë gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit. Për çdo moment aparati drejtues ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtaret e ndeshjes, për të risjellë në stabilitet situatën e agravuar mes tifozërive. Për fatin e mirë situata u rikthye në normalitetin që duhet, por karshi një episodi të tillë, FSHF nuk mund të qëndrojë kurrsesi indiferente.

Organizimi dhe mbarëvajtja e garës mbetet prioritet absolut i saj. Incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi për sa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to. Tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Një ngjarje e tillë dëshmoi pikërisht që për një çështje të tillë kërkohet një reflektim i menjëhershëm institucional. Nga ana tjetër, FSHF kërkon të risjellë për të disatën herë në vëmendje të klubeve, rritjen e komunikimit të tyre me tifozërite përkatëse, sensibilizimin e vazhdueshëm me grupimet e tifozërive për të garantuar më shumë stabilitet dhe për të shmangur sa më tepër momente të tilla agravuese dhe jashtë kontrollit në shkallët e stadiumit.

Pjesa komunikuese me tifozëritë e tyre është dhe duhet të mbetet një nga prioritetet e domosdoshme. Për incidentin në Korçë gjithçka do të analizohet me detaje referuar raporteve nga zyrtaret e ndeshjes për t’i kaluar më pas edhe komisioneve përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarrje. FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për t’i dhënë një zgjidhje garantuese këtij problemi, me gjithë barrierën ligjore që imponoi një situatë të tillë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY