VIDEO/ Policia private dështon në Korcë, dhunë në stadium mes tifozëve

VIDEO/ Policia private dështon në Korcë, dhunë në stadium mes tifozëve

218
0
Shares

Sherr i madh në ndeshjen Flamurtari-Partizani ku të paktën dy persona mbetën të plagosur mes tifozëve dhe një numër u ndaluan në policia e Korcës.

Në minutën e 62 tifozët korçarë hodhën tymuese dhe takimi u ndërpre për 2 minuta. Por situata i acaroi palët. Skuadrat në 10 minutat në vazhdim u treguan të kujdesshme, por në të 72’ situata u komplikua së tepërmi.

Tifozët nisën të përleshen mes tyre, duke goditur njëri-tjetrin me dende të forta, e kjo solli edhe të dëmtuar. Për punonjësit privatë të sigurisë, ky ishte një moment mjaft i vështirë për t’u menaxhuar. Nisur nga numri i madh i të pranishmëve në stadiumin “Skënderbeu”, situata doli jashtë kontrollit.

Takimi u pezullua me arbitrin që mblodhi lojtarët. Ambulanca hyri në fushë për të dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë që në vazhdim, forca të policisë hynë në stadium dhe arritën që të risillnin normalitetin. Takimi rinisi sërish pas 15 minutash. Por vendimi që forcat e policisë të mos angazhohen në ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit që në takimin e parë ka rezultuar i gabuar, nisur nga incidenti serioz i ndodhur.

Sapo takimi rifilloi, Telushi gjuajti një goditje dënimi, por Teqja e çoi në këndore.

Në të 84’, Mala pati një mundësi të mirë të kalonte miqtë në avantazh, por ai gaboi ballë për ballë me portierin.

Por bardhekuqtë nuk u kapën nga paniku nga sulmet e miqve. Në shtesë, Bregu u pengua brenda zonës nga Hoxha dhe për gjyqtarin ishte penallti. Muzaka nga pika e bardhë lumturoi gjithë Korçën.

Skënderbeu fitoi minimalisht kundër Partizanit në shtëpi, në takimin e parë hapës të Kategorisë Superiore. Një sfidë e cila dhuroi emocione, por edhe shumë tension e dhunë.

Turpi i Superligës që në ditë të parë!Dështim organizmi sportiv i nivelit më të lartë!

Publiée par Arbër Kadia sur Vendredi 17 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY