Pas tragjedisë të shembjes së urës në Itali, policia jep vendimin për...

Pas tragjedisë të shembjes së urës në Itali, policia jep vendimin për urat në Shqipëri

302
0
Shares

Pas tragjedisë në Itali, ku ura e Morandit u shemb duke marrë jetën e 39 njerëzve mes tyre dhe 2 shqiptarë, vjen dhe thirrja e fortë e policisë dhe autoritetit rrugor shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola ka thënë se në javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, do të nisin inspektimin e të gjitha urave në vend.

Nisur nga ngjarja tragjike – rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke “prodhurar” me shumë siguri rrugore” është shprehur drejtori Tola.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY