Ardimir Murataj ishte i riu hero, i cili i shpëtoi dy vajzat binjake nga tentativa e nënës së tyre(Rudina Kishta) për ti mbytur në lumin Seman.
Për veprën fisnike të tij, Bashkia e Fierit ka vendosur ti japë çertifikatë mirënjohje. Ky vlerësim vjen menjëherë pas daljes së tij publike në media ku dhe sqaroi gjithë momentin.
Gjithashtu mësohet se i riu mund të nisë punë shumë shpejt si elektriçist pranë Bashkisë, pasi i riu ishte papunë dhe kishte kërkuar prej disa vitesh të fillonte punë aty.
Pjesë nga fjala e tij para medias teksa tregonte si i shpëtoi dy vajzat.
Fjala e plotë e Ardimirit
‘’Unë kam qenë këtu për të shtyrë kohën dhe të peshkoja, ishte koha 7 e gjys e pasdites dhe u bëra gati për të ikur në shtëpi. Gruaja kaloi rrugën dhe u fut në ujë me njërën prej tyre.
Unë vrapoj dhe i heq njërën nga vajzat nga duart, e cila ishte gysmë e gjallë. Më pas njërën nga vajzat i kishte zhytur kokën dhe e mbante prej mesi. Jam futur me not, dhe i kam bërë frymëmarrje artificiale.
Vetë nënën e mori rrjedha e lumit, dhe u fut një qytetar tjetër për ta shpëtuar. Tentoi që të na i merrte vajzat sërish dhe ti mbyste me duar, të njëjtën gjë bëri dhe kur erdhi policia.
Thoshte që nuk kishim punë se ishin fëmijët e saj. Vajzat vetëm qanin, ndërsa e ëma gjuante me gurë dhe me grushta”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/