Reforma zgjedhore kusht për hapjen e negociatave, Kokëdhima: Ata që janë në...

Reforma zgjedhore kusht për hapjen e negociatave, Kokëdhima: Ata që janë në pushtet kanë frikë nga zgjedhjet e lira

127
0
Shares

Koço Kokëdhima, kryetari i partisë ZGJIDHJA ka reaguar lidhur me vizitën që bënë përfaqësuesit e OSBE-së në Tiranë.

Kryetari thekson rëndësinë e votimit të reformës zgjedhore  si një nga kushtet e vënë që vendi të marrë miratimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në pranverën 2019.

Por, Kokëdhima ka dilema  në lidhje me reformën.  Ai i referohet  Rilindjes si një nga faktorët kryesorë e cila e pengon votimin e kësaj reforme në vend, të cilat ai i konsideron si armiqtë e lirisë.

‘Partitë e vjetra të Shqipërisë janë armiq të lirisë dhe duan ta çojnë vendin edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore e parlamentare me Kodin Zgjedhor që është sot në fuqi’ thotë kryetari Kokëdhima mes të tjerash.

Kokëdhima mes të tjerash shprehet se  ata nuk mund ta votojnë dot reformën zgjedhore,  nga  frika e votimit dhe  numërimit elektronik dhe zgjedhjeve të  lira e të barabarta  të cilat do t’i flakin nga pushteti që e mbajnë me vota të vjedhura dhe të trafikuara.

‘Nëse ikin nga pushteti udhëheqësit e tyre do të shkojnë përpara drejtësisë dhe do përfundojnë në burgje për krimet që kanē bërë’ është shprehur kreu i partisë ZGJIDHJA.

REAGIMI  I PLOTË

Mark Pitchard, përfaqësues i posaçëm i OSBE-së për Europën Juglindore dhe Ambasadori Andreas Nothelle, përfaqësues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së apeluan që reforma zgjedhore duhet kryer përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Pitchard theksoi se reforma elektorale është shumë e rëndësishme.

PS dhe PD përpiqen për ta bllokuar reformimin e zgjedhjeve. Shqipëria ishte shumë pranë anëtarësimit në Europë që në dekadën e fundit të shekullit të 20-të. Berisha në fillim dhe bashkë me Ramën më pas, PD dhe PS, shkatërruan zgjedhjet e lira e të barabarta, demokracinë pluraliste dhe republikën, sundimin e ligjit dhe lirinë e tregut. Ata e sundojnë dhe e plaçkisin, e vjedhin dhe e shtypin këtë popull më keq se pushtuesit e huaj në shekujt e shkuar. Duke uzurpuar zgjedhjet dhe institucionet e shtetit, këta armiq të egër të lirisë shkatërruan perspektivën europiane të kombit tonë. Shqipëria llogaritej i pari ndër vendet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në Europë. Por udhëheqësit e saj të liq e të poshtër, dinakë e të urryer, më të zotët në këtë botë për të grabitur, rrëmbyer e plaçkitur popullin dhe vendin e tyre, e lanë Shqipërinë në fund të të gjithë kombeve të tjerë që po përparojnë drejt kombeve më të qytetëruar të Europës dhe drejt anëtarësimit në bashkimin e tyre. Edhe përfaqësuesit dhe diplomatët e vendeve të Perëndimit në Shqipëri kanë mbi 20 vjet që i ndihmojnë e i mbështesin dhe bëjnë sikur nuk i shikojnë e nuk i kuptojnë këta udhëheqës të korruptuar të shqiptarëve që kanë prishur zgjedhjet dhe demokracinë. Partitë e vjetra të Shqipërisë janë armiq të lirisë dhe duan ta çojnë vendin edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore e parlamentare me Kodin Zgjedhor që është sot në fuqi.

Vota e shqiptarëve, prej 22 vitesh vidhet dhe trafikohet prej tyre, ndërsa komisionerët i vënë të numërojnë votat e partive të tjera konkurente. Shqipëria duhet të bëjë patjetër reformën zgjedhore dhe ky është një nga kushtet e vënë qershorin e kaluar që vendi të marrë miratimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në pranverën 2019.

Por a mund të ndodhë kjo? A mundet që këta të votojnë me hir e me vullnet lirimin e zgjedhjeve? Partitë e vjetra nuk janë të interesuara që kjo të ndodhë, sepse do t’u ikë monopoli mbi zgjedhjet.

Ata kanë frikë se votimi e numërimi elektronik dhe zgjedhjet e lira e të barabarta do t’i flakin nga pushteti që e mbajnë me vota të vjedhura dhe të trafikuara. Nëse ikin nga pushteti udhëheqësit e tyre do të shkojnë përpara drejtësisë dhe do përfundojnë në burgje për krimet që kanē bërë.

Rilindja dhe SHQUP-i do të bëjnë të pamundurën që kjo të mos ndodhë. Ato janë bashkë në këtë maskaradë që përsëritet prej shumë vitesh, sepse vetëm kështu ato këmbejnë e mbajnë njëra-tjetrën në pushtet dhe ruajnë imunitetin penal, zotërimet e tyre politike dhe ekonomike. Siç duket haptazi e sheshit, populli ynë nuk qeveriset dhe nuk shërbehet, nuk dëgjohet dhe nuk merr drejtësi, është çdo vit më i varfër, më pak i shëndetshëm, më i dobët, më i plakur dhe më i vogël në numër. Ne si popull e si komb nuk kemi shpëtim po qe se nuk i detyrojmë me hir dhe me pahir këta udhëheqës të mallkuar dhe tradhëtarë që të çlirojnë përfundimisht zgjedhjet, institucionet dhe të drejtat e qytetarëve të thjeshtë të Shqipërisē.

Kush i ndihmon Rilindjen dhe SHQUP-in të mbajnë peng fatin, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, përpjekjet e tyre për një jetë më të mirë, për drejtësi dhe mirëqënie? I ndihmojnë militantët trutharë, të verbër, servilë e të paditur të partive tē tyre. I ndihmojnë gazetarët dhe të tjerët njerëz tē ditur të Shqipërisë që shohin vetëm si tē nxjerrin përfitime nga pushteti dhe nuk punojnë për përparimin e kombit dhe të shtetit tonë. I ndihmojnë pronarët e mediave, oligarkët dhe biznesmenët e tjerë që bëjnë para e pasuri nga lidhjet e ngushta e të shkurtra me politikën. I ndihmojnë diplomatët, shtetarët dhe të tjerë të huaj që bëjnë ujdira me politikanët e Shqipërisë kundër interesave të kombit dhe të shtetit tonë.

SHQUP-i dhe Rilindja punojnë vetëm për pasurimin dhe pushtetin e një grushti njerëzish dhe varfërojnë e shtypin gjithë të tjerët. Kur të gjithë ne shqiptarët të jemi tē vendosur për të çliruar zgjedhjet dhe për të mos bashkëpunuar me të keqen në pushtet, përparimi do të vijë, shumica e njerëzve të ndriçuar e të zotë nuk do ikin më në emigracion, por do të punojnë për veten tonë dhe jo vetëm për të huajt siç kanë bërë shqiptarët në shekuj dhe siç po bëjnë edhe sot. Madje shumë prej bashkëkombasve tanë të ikur e të harruar nëpër botë do të kthehen e do të punojnë për shtetin dhe për vendin tonë.

#ZgjidhjaPërShqipërinë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY