DETAJE/I ra bombola e gazit sipër, familjarët e 3 vjeçarit tregojnë për...

DETAJE/I ra bombola e gazit sipër, familjarët e 3 vjeçarit tregojnë për ngjarjen e rëndë në Korçë

117
0
Shares
Pamje të bombolës që ra sipër 3 vjeçarit

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Mborje- Korçë, kur një 3 vjeçar humbi jetën për shkak se bombola e gazit i ra sipër, kanë reaguar dhe familjarët e tij.

Ata janë shprehur se nuk ndodheshin në shtëpi në momentin që djali po luante me bombolën dhe e gjetën të mbuluar me gjak kur erdhën.

‘’Bombla e gazit ka qenë në dhomë kur ndodhi ngjarja. Përdorej për gjyshin e të miturit pasi ishte i semurë. Ishte duke luajtur dhe i ra sipër. E gjetëm të mbuluar në gjak. Ishim në një ceremoni mortore tjetër. Na lajmëruan për fëmijën”, janë shprehur ata.

Familja mësohet se jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY