VIDEO/ Partia demokratike denoncon koncensionet e CHECK UP-it, 22 milion euro për...

VIDEO/ Partia demokratike denoncon koncensionet e CHECK UP-it, 22 milion euro për vizita të pakryera

115
0
Shares

Deklarata e deputetit të partisë demokratike, Bardh Spahia, është përqëndruar në koncesionet e qeverisë, të cilat sipas tij, janë simbol i korrupsionit të qeverisë.

Në një deklaratë nga selia blu, deputeti thotë se raporti i KLSH nxjerr se pavarësisht se analizat e check up-it i ka kryer vetëm 26% e popullsisë, kompania Nushi kliente e Edi Ramës është paguar 22 milion euro, 7 prej të cilave për analiza të pakryera kurrë.

Ky abuzim me taksat e shqiptarëve për një shërbim të pakryer kurrë është konstatuar edhe nga KLSH. Sipas denoncimit të partisë demokratike, koncesioni i kompanisë që i shërben Ramës, është paguar për 145 mijë vizita të pakryera.

Linja e dytë korruptive është skandali me drejtorinë e Tatimeve, e cila sipas KLSH ka rimbursuar 1.8 milion euro tvsh për koncesionarin e CHEK UP-it, pavarësisht se ligji i përjashton shërbimet shëndetesore nga detyrimet tatimore.

Këto janë abuzime me taksat e shqiptarëve në vend që të investojnë të mbajnë mjekët dhe ti ofrojnë shërbimet e duhura shëndetësore.

Partia demokratike do të anullojë koncesionin e dështuar të CHECK UP-it./K.Balliu

Deputeti Bardh Spahia , deklaratë në selinë e Partisë Demokratike

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 15 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY