Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i agjentit të FBI-së me të dashurën, betimi kundër Trump

14/08/2018
Trump, të sëmurëve me kancer: S’më intereson sa të sëmurë jeni, mbani veten sa të më votoni mua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pushuar nga puna agjentin Peter Strzok, i cili u bë objekt reagimesh të forta, plot revoltim të republikanëve lidhur me SMS-të që kishte dërguar agjenti, ku kritikonte Presidentin Trump. Njoftimin e bëri avokati i zotit Strzok të hënën.

Agjenti ka qenë një figurë qendrore në fazat e para të hetimeve të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-tës, deri kur u zbuluan mesazhet anti-Trump që po shkëmbente ai me të dashurën, një juriste që punonte për FBI-në, Lisa Page.

Në një prej SMS-ve, agjenti Strzok betohet se nuk do të lejojë që Donald Trumpi të fitojë zgjedhjet, megjithëse nuk janë zbuluar dëshmi se ai dhe e dashura e tij, Page, kanë lejuar që bindjet e tyre të ndikojnë tek hetimet. Më parë, Strzok kishte qenë i përfshirë në hetimet lidhur me përdorimin e serverit privat të emailit nga rivalja e zotit Trump, Hillary Clinton.

Presidenti Trump përshëndeti pushimin nga puna të agjentit Peter Strzok.

https://tëitter.com/realDonaldTrump/status/1029036065158557701

Zoti Trump shkruan se “lista e abuzuesve” në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë “zgjatet e zgjatet.” Ai tha se “bazuar në fakte” Strzok më parë kishte luajtur rol të rëndësishëm në hetimet e Prokurorit Special, Mueller lidhur me ndërhyrjet ruse në zgjedhje, duke shtuar se i gjithë procesi “është plotësisht i sajuar. Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë. Nuk ka pasur pengim të drejtësisë!”

Zyra e FBI-së që merret me disiplinimin e punonjësve që janë kapur në shkelje, kishte rekomanduar uljen në grade dhe pezullimin 60 ditësh të agjentit Strzok për SMS-të kundër Trumpit, por Drejtori i FBI-së, David Boëdich urdhëroi pushimin e tij të premten.

Tags: agjenti i fbitrump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.