Kadri Veseli letër autoriteteve shqiptare, të dorëzohen eshtrat e Hasan Prishtinës në...

Kadri Veseli letër autoriteteve shqiptare, të dorëzohen eshtrat e Hasan Prishtinës në Kosovë

91
0
Shares

Sot bëhen 85 vite nga vdekja e  Hasan Prishtinës heroit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesi i Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 85-vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ka ndërmarrë iniciativë që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë dhe të varrosen afër Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit me një ceremoni shtetërore.

Më poshtë postimi i Veselit:

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë.

Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY