Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Mamaja e dy vajzaka ka tentuar ti mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj. Vajzat janë binjake dhe në moshën 6 vjeç.
Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasen Rudina Kishta. Ngjarja ka ndodhur në zonat afër lumit Seman, pranë Daullasit.
Pjesë nga njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/