Ka dhe nga ata deputetë të cilët shtrojnë pyetje lidhur me masakrën e ndodhur ditën e djeshme, teksa 24 vjeçari vrau 8 kushurinjtë e tij.
Deputeti demokrat Romeo Gurakuqi ka shtruar pyetjen retorike nëse rendi publik dhe lufta kundër krimit të organizuar mund të varet tek Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, dhe Ardi Veliu, kreu i Policisë së Shtetit.
Ai, bashkangjitur shkrimit, ka vendosur dhe foton ku janë Xhafaj dhe Veliu prezent natën e djeshme gjatë operacionit për të kapur autorin e krimit.
Ja çfarë pyetje ka deputeti
“A mund të varet më rendi publik, lufta kundër krimit të organizuar, drejtësia dhe paanshmëria në zbatimin e ligjit, qetësia e familjeve shqiptare, tek këto dy personazhe, tek shefi i tyre dhe tek një numër “komandantësh” krahinore socialiste, që mbajnë të paprekun “tagrambledhësit” e fortë të çdo cepi të Shqipnisë?”/K.Balliu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/