Një nënë e re myslimane në Angli ka zbuluar momentin ku mendon se është trajtuar si terroriste nga një shofer autobusi që i kërkonte të hiqte shaminë në kokë.
20-vjecarja është ‘poshtëruar’ kur shoferi i Bristol i thoshte vazhdimisht se cdo njeri që nuk e tregon fytyrën është i rrezikshëm. Ajo i kërkoi biletën dhe pas kësaj nisën debatet për shaminë që mban në kokë, e cila lejon që vetëm sytë të jenë të dukshme.
Shoferi që duket të ketë theks europian i kërkoi që të zhvishej me justifikimet se ‘bota është e rrezikshme’ dhe nuk është mirë pasi nuk ia sheh fytyrën.
Gruaja ndihej shumë keq pasi ai po e konsideronte si terroriste dhe tha se do e raportojë për racizëm.
Incidenti ndodhi në 1 korrik dhe videoja është raportuar në polici pasi është publikuar online.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/