Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e dyfishtë në Gjakovë nxit protesta, familjarët e viktimave akuza policisë për neglizhim të rastit

10/08/2018
Burri i dërgon mesazh gruas para se ta vriste: “Tani të pret një dhuratë e bukur….do t’i dhemb zemra”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në Gjakovë, ende nuk po zbulohen motivet që shtynë Pjetër Ndrecaj të vriste gruan e tij 40 vjeçare dhe vajzën e tij 9 vjeç.

Ndërkohë që zhvillime të reja mësohen të kenë ndodhur pasi ngjarja ka nxitur reagime të forta nga familjarët dhe nga njerëzit në Gjakovë.

Shkëlzen Marku, vëllai i Valbona Marku-Nrecaj, ka fajësuar shtetin për mosmbrojtjen e motrës së tij nga Pjetër Nrecaj. Ai tregon se familja e tij dhe ai vetë  kanë njoftuar Policinë se Pjetër Nrecaj sillej me armë dhe kërcënime, por Policia e shtetit nuk ka reaguar.

“Shteti ka dështuar t’i ofrojë ndihmë motrës sime, veç se janë shtetase të Shqipërisë” është shprehur vëllai i Valbonës.

Nga ana tjetër, policia i është përgjigjur akuzave se nuk ka mbrojtur shtetasen shqiptare duke thënë se nuk ka kërkuar mbrojtje.

Drejtori rajonal në Policinë e Gjakovës, Ahmet Hasi, u shpreh se viktima gjatë raportimit të kanosjes nga ish-bashkëshorti në polici nuk kishte kërkuar mbrojtje. Mediat kosovare shkruajnë se Agim Pula nga zyra për mbrojtjen e viktimave deklaroi se i kanë ofruar strehim viktimës por ajo nuk ka pranuar, me arsyetimin se është e strehuar te vëllezërit e saj

PROTESTA NË GJAKOVË

Ndërkohë janë zhvilluar protesta gjatë ditës së sotme në lidhje me ngjarjen e rëndë. Shoqëria civile e Gjakovës, në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës kanë dalë përgjatë qytetit për të bërë thirrje që të vendoset drejtësia.

Protestës i janë bashkuar familja e viktimës së bashku me fëmijët e saj, të cilët kanë veshur bluza me mbishkrimet “duam drejtësi për nënën dhe motrën tonë”.

Me parullat “Mos shfajësoni fajtorët”, dhe “Reagoni me kohë”, për shkak të mosreagimit të Policisë me këtë rast.

“Mos na vrisni nënat”, “Duam përgjegjësi” ishin apeli i disa protestuesve që kishin mbushur rrugët e Gjakovës./K.Balliu

Tags: GjakoveKosovenene e bijeShqiptarjavrasja e dyfishte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.