Porti i Durrësit paralajmëron udhëtarët: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve nga...

Porti i Durrësit paralajmëron udhëtarët: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve nga disa persona…

127
0
Shares

‘Kujdes dhe mos u mashtroni’ thuhet në njoftimin e policisë kufitare të Portit të Durrësit.

Policia kufitare e Portit të Durrësit ka vendosur të paralajmërojë udhëtarët e trageteve që të bëjnë kujdes dhe të mos presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar. Ato duhet ti bëjnë pranë një zyre agjensie ligjore për këtë shërbim.

30 raste të fundit janë proceduar, duke bllokuar një pjesë të konsiderueshme polica sigurimi.

NJOFTIMI I PLOTË

 Në një njoftim për mediat, Policia Kufitare bën me dije se iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt vendit tonë duke i këshilluar dhe  ndërgjegjësuar që të mos presin polica sigurimi për automjete nga persona të paautorizuar dhe të pa liçensuar.

Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi.

Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes.

Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa liçensuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjencie ligjore për këtë shërbim.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Tregoni kujdes dhe mos u mashtroni.

Për çdo shqetësim jeni të lutur të telefononi në numrin pa pagesë 112 pasi Policia e Shtetit është 24 / 24  në 7 ditë të javës në shërbimin tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY