VLORE/Pronari i marketit futet ne kurth, tre plumba ne drejtim te tij,...

VLORE/Pronari i marketit futet ne kurth, tre plumba ne drejtim te tij, zbulohet motivi

145
0
Shares

Pronari i një dyqani ushqimor në Vlorë i ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një sherri banal në qytetin jugor. Gazetari Enrik Mehmeti duke iu referuar burimeve nga policia e Vlorës, raportoi për “BalkanWeb” se një i ri ka shkuar në dyqanin ushqimor ku punonte e dashura dhe është konfliktuar me pronarin.

“Pse më ke lakuar emrin mua”, mësohet se i ka thënë i riu pronarit të dyqanit dhe më pas ka nxjerrë armën. Edhe pse pronari i ka thënë se nuk e ka përmendur dhe nuk ka punë me të, autori ka shtënë në drejtim të tij të paktën tre plumba. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e ka kapur pronarin e dyqanit.
Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person që e ka nxjerrë pronarin jashtë objektit.

Policia me të marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar dhe vajzën dhe pronarin për të marrë dëshmitë e tyre. Dy personat janë identifikuar dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY