Edhe ditën e sotme, euro ka zbritur në kuotat e 125.5 lekëve, duke rënë me 0.08 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.
Sipas monitor.al ky është niveli më i ulët që nga 6 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi një seri ndëhyrjesh të jashtëzakonshme, e shqetësuar se euro po shkonte drejt një rënieje të pakontrolluar, teksa në 4 qershor arriti në 124.17 lekë, nivelin më të ulët në 10 vjet.
Çfarë thonë ekspertët?
Ekspertët e tregut vautor pohojnë se fluksi hyrës i euros është i lartë dhe monedha e përbashkët do të ishte zhvlerësuar më shumë, po të mos ishte për ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori Gent Sejko, në daljen e fundit për shtyp pohoi se Banka e Shqipërisë do të vijonte të ishte e pranishme përmes blerjeve të valutës në mënyrë që të mos lejonte nënçmimin e mëtejshëm të saj, ndërsa pranoi se ka tepricë valute në treg.
Që pas ndërhyrjes së Bankës, euro ishte stabilizuar në kuotën e 126 lekëve, siç duket edhe nga grafiku dhe rëënia në fillim të gushtit ka qenë gjithsesi e lehtë.
Një tjetër faktor që po ndikon janë dhe prurjet e turistëve të huaj nga Europa Perëndimore e Lindore, por nga kahu tjetër vihet re një ulja e fluksit të turistëve nga Kosova, të cilët në vite kanë qenë një burim i qëndrueshëm i hyrjes së eurove në periudhën e verës.
Ndryshe nga euro, dollari ka qenë më i fortë në tregun vendas, duke u këmbyer sot me 108.52 lekë, me një rritje prej 0.1 lekësh në raport me të premten,
Euro ka qenë e dobët edhe në bursat ndërkombëtare, ku u këmbye me 1.16 USD, me një rënie ditore prej 0.18%.
Ekspertët e tregut valutor presin që të paktën në dy javët e para të gushtit euro të jetë në presion nënçmues, për shkak të prurjeve të larta nga emigracioni e turizmi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/