Strazimiri – Veliajt: Shpifësirë! As në emër të tiranasve nuk flet dot...

Strazimiri – Veliajt: Shpifësirë! As në emër të tiranasve nuk flet dot qurravec!

120
0
Shares

Deputeti i Partise Demokratike, Gent Strazimiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Erjon Veliajt sipas të cilit “humbja e identitetit të Tiranës është reale për 200 mijë banorë por jo për 800 mijë të ardhurit”.

POSTIMI I STRAZIMIRIT:

A mund të jetë ky KRYEQYTETARI i kombit?!

Ky shpifësirë jo që nuk bën për të menaxhuar kryeqendrën e shqiptarëve, por as atë fshatin më të humbur në rrëzë ku ka varrin e gjyshit!!!!
Nëse sot 800 mijë shqiptarë synuan e synojnë Tiranën dhe jo fshatin e gjyshit tënd varrhumbur, është për shkak të nevojës që ndjejnë për t’u urbanizuar, për t’u shkrirë e për t’u bërë pjesë e trashëgimisë e qytetarisë për të cilën kontribuan disa breza vendalinjsh e jabanxhinjsh QYTETARË, të paktën në 120 vitet e fundit të jetës se KRYEQYTETIT!
Erdhën të URBANIZOHEN në KRYEQYTET, jo të RURALIZOJNË KRYEQYTETIN!!!!!
Kështu që as në emër të tyre nuk flet dot qurravec!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY