Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Baza ajrore e NATO-s në Shqipëri, DW: Ofertë e pranuar, qeveria u vetëofrua

05/08/2018
Baza ajrore e NATO-s në Shqipëri, DW: Ofertë e pranuar, qeveria u vetëofrua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në territorin e Shqipërisë do të ngrihet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vendimi është marrë nga Këshilli i Atlantikut Verior, organi kryesor për vendimmarrjen politike të NATO-s.

Fjala është për shndërrimin e bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të Aleancës Atlantike. Lajmin e ka bëri me dije Kryeministri Rama të shtunën përmes medias sociale.

“NATO do të investojë më shumë se 50 milionë Euro vetëm për pjesën e parë të projektit për bazën ajrore të  Kuҫovës”, shkruan Rama.

Realizimi i këtij projekti, që pritet të fillojë sivjet, do ta kthejë Kuçovën, thekson Rama: “në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, trajnime dhe stërvitje të Aleancës Atlantike.”

Vendimi vjen pas ofertës së Shqipërisë

Ofertë e pranuar! Kështu duket se është vendimi i Aleancës Atlantike që në Shqipëri të ketë bazën e parë ajrore në rajon. Pa kaluar katër muaj nga vizita zyrtare e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaҫka, në SHBA, oferta që ajo i bëri Sekretarit Amerika të Mbrojtjes, James Mattis, në emër të qeverisë së Tiranës: “për eksplorimin e mundësive për një footprint të NATO-s apo të SHBA-së në Shqipëri”, duket se u pranua. Vetë Ministrja e Mbrojtjes, Xhaҫka, e cilësoi të shtunën vendimin si “një vlerësim të madh të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Vlerësimi mbështetet në plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, që nga pjesëmarrja e forcave të saj të armatosura në strukturat e NATO-s në të gjitha angazhimet që lidhen me sigurinë, me trupa në misione në Afganistan, Letoni, Kosovë, Detin Egje, në misionet e BE-së në Mali dhe Bosnjë- Hercegovinë deri në angazhimin në luftën globale kundër terrorizmit. Përtej detyrimeve të saj si vend anëtar i NATO-s Shqipëria është sot një vend që prodhon siguri në rajon dhe më gjerë.

Përfitime shumëplanëshe

Shqipëria në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n.  Ajo i raporton Qendrës së Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore të NATOs, e njohur si Combined Air Operation Centre (CAOC); Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; Baza Ajrore e Kuçovës. Avionet luftarakë sovjetikë dhe kinezë që trashëguan Baza Ajrore e Tiranës dhe Kuҫovës ishin kaq të vjetra dhe jashtë përdorimit, sa vetëm para pak vitesh u bë e mundur të shiten ose  për scrap ose muzeumeve. Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që  Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne.

Kjo pasi kjo bazë do të ketë dy funksione: do të jetë bazë për forcat ajrore të Shqipërisë dhe bazë ajrore për NATO-n. Investimi strategjik prej 50 milion Eurosh,  vetëm për fazën e parë të projektit, flet vetë sesi teknologjinë dhe avionet që do përdoren. Mjafton vetëm fakti i shndërrimit të saj në një bazë ajrore të NATO-s për të marrë me mend sesi do të modernizohen kapacitetet e forcave ajrore vendase.

Kryemnistri Rama e sheh përfimin edhe më tej kur shkruan se: “një investim i këtyre përmasave krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze ajrore me teknologjinë e fundit”.

Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në një bazë ajrore të NATO-s tregon një vëmendje të shtuar ndaj rajonit, përballlimit të rreziqeve të mundshme nga përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin e saj, destabilizuar dhe nxitur konflikte. Përfitime ka BE në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jete në siguri, paqe dhe stabilitet./dw

Tags: baza ajroreNatoRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.