Përgatituni për të nxehtin, nga e merkura temperaturat do bëjnë namin

Përgatituni për të nxehtin, nga e merkura temperaturat do bëjnë namin

107
0
Shares

Nëse keni planifikuar pushimet në 15 diteshin e dytë të muajit gusht përgatituni për një mot të mire por në temperatura të larta.

Meteorologët thonë se vala e të nxehtit që ka prekur Europën Perëndimore e ka lënë në periferi Shqipërinë, por ndërkohë temperaturat nisin të ngrihen që nga kjo e shtunë, ndonëse shpesh herë do të ketë vranësira.

“Mesdita e të shtunës dhe e diela sjell një rritje me dy gradë të temperaturave maksimale duke e ngjitur sërish maksimumin nbë 37 dhe në zona të veçanta dhe në 38 gradë Celsius. Sërish kemi një rritje me dy gradë të temperaturave të mërkurën dhe të enjten”, thotë Tanja Porja.

Termometri pritet të shënojë 39 gradë Celisus në disa zona të caktuara dhe jo në të gjithë territorin.

“Nga jugu në rethinat e Sarandës si zona e Palasës të shkojë 39 apo ta largojë 39 gradëshin. Sigurisht dhe Gjirokastra me rajonin nga Lazarati në Derviçan. Këlycra dhe Kuçova, më lart në Shqipërinë Qendrore, ku zona e Elbasanit dhe Cërrikut pritet ta kalojë 39 gradëshin”, vijon ajo.

Nuk përjashtohen rreshjet e shiut por këto do të jenë të izoluara në zona të larta malore. Megjitahtë në javën e fundit të muajit gusht pritet që një tjetër valë të nxehti të përfshijë Europën aq sa po shënohen temperatura të paregjistruara më parë.

“Vala e tretë që presim në 10-ditëshin e fundit të gushtit shqipërinë e kalon në periferi pasi vetëm në zona të veçanta mund të shënojë 39 apo të tejkalojë 39-gradëshi”, vijon Porja.

Megjithatë temperaturat e muajit gusht thonë meteorologët janë 5 gradë mbi mesataren e muajit të fundit të stinës së nxehtë./t.ch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY