Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Berisha takim me delegacionin nga Presheva: Asnjë pëllëmbë tokë Serbisë

04/08/2018
FOTO/Berisha takim me delegacionin nga Presheva: Asnjë pëllëmbë tokë Serbisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Presheves, të kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa. Ata kanë folur rreth debatit që ka përfshirë së fundmi Kosovën, pas deklaratës së presidentit Hashim Thaci për ‘korrigjim të kufijve’ mes Kosovës e Serbisë.

Berisha u shpreh se Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombëtar ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të territorit të Kosovës.

”Të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë tha ai zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.” – është shprehur ish kryeministri.

Në këtë takim zoti Mustafa e njohu ish kryeministrin me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, shkeljen e lirive dhe të drejtave të tyre njerëzore. Për këto qëllime, u shpreh Mustafa, Beogradi ka bërë gati ligjin e ri albanofob serb për heqjen e monumenteve dhe përmendoreve historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Pazarin e Ri në kuadrin asimilimit të minoriteteve.

Nga ana e tij Berisha u shpreh se është kategorikisht kundër dhe se ka bindje se këto përpjekje destabilizuese të Serbisë do të dështojnë. Ai theksoi se çdo marrëveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jetë një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njëri – tjetrit.

Tags: berishakosovakufijtePreshevaSerbiatakim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.