Çfarë po ndodh në Kosovë, shtohet prezenca në veri të Kosovës

Çfarë po ndodh në Kosovë, shtohet prezenca në veri të Kosovës

154
0
Shares

Ishin deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ato që nxitën tensionet në Kosovë. Menjëherë pasi ai deklaroi se Serbia dhe Kosova duhet të korrigjojnë kufijtë, një valë pasigurie mbërtheu gjithë vendin dhe vuri në lëvizje dhe Serbinë.

Ajo çka dyshohet, por ende nuk është konfirmuar, është frika se mos është arritur një marrëveshje paraprake e fshehtë në kurriz të popullit të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se KFOR ka shtuar mbrëmjen e djeshme forcat në veri të Kosovës dhe ka marrë kontrollin e liqenit dhe hidrocentralit të Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut, shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë.

Thaçi deklaron se Kosova do të bashkohet me Luginën e Preshevës, ndërkohë që kanë dalë fjalë se ekziston mundësia që tre komunat me shumicë serbe do të shpallin autonominë, por këtë e hedh poshtë Marko Gjuriç i cili mohon kategorikisht që serbët në veri të shpallin autonominë.

Veprimet e Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtar për të diskutuar për situatën në Kosovë dhe për një marrëveshje të mundshme me Prishtinën sa i përket shkërmbimit të territoreve.

Nga ana tjetër, Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj zhvilloi dje një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në gjithë vendin, në mënyrë që të sigurohet qetësi në ditët në vijim.

Qëndrimi i BE

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini ka reaguar në lidhje me këto ngjarje. Ajo ka kërkuar nga palët qetësi dhe ulje të tensioneve duke iu përmbajtur atyre që kanë premtuar në Bruksel.

“Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë deklaruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren të cilat do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve,” thuhet në një komunikatë për shtyp nga zyra e Mogherinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY