Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy vjet më parë u përplas me Adriatik Llallën,para Vettingut prokurori i Apelit

03/08/2018
Dy vjet më parë u përplas me Adriatik Llallën,para Vettingut prokurori i Apelit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës në Shqipëri. Ai do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Hetimi administrativ për prokurorin Dollapaj është kryer nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici. Arben Dollapaj e ka filluar karrierën në vitin 1993. Në vitin 2003, ai ka qenë prokuror në Durrës, ndërsa në vitet 2004-2008 ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Në vitet 2008-2016, Dollapaj ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur funksionet e drejtorit të Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore si dhe drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore dhe Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

 Në vitin 2016, Dollapaj u transferua në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës pas një përplasjeje publike me ish-kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.  Ai e cilësoi këtë vendim si “hakmarrje” dhe ngriti padi në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës dhe të vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe rikthimin e tij në vendin e mëparshëm të punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Arben Dollapaj ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë si dhe ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Dollapaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Dollapaj zotëronte një pasuri familjare prej 900 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 1/5 pjesë takuese të një apartamenti dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit të Apelit të Shkodrës rezulton të jetë rritur me 23 herë, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve në total.

Investimet kryesore të familjares Dollapaj janë fokusuar në pasuritë e paluajtshme. Ai zotëron një kat në banesën private të vëllait, një shtëpi banimi në Selitë me vlerë 9 milionë  lekë si dhe ka shpenzuar për rikonstruksionin e një shtëpie në Valbonë-pasuri këto që kapin në total vlerën e 17 milionë lekëve.

Përveç pasurive të paluajtshme, prokurori Dollapaj zotëron rreth 128 mijë lekë llogari bankare dhe rreth 3.9 milionë lekë kursime të akumuluara në cash.

Të ardhurat familjare të prokurorit Dollapaj për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin vlerën e 32.9 milionë lekëve. Rreth 68 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 23 për qind nga paga e bashkëshortes dhe 2.6 për qind nga dhuratat cash kryesisht nga motrat në Shtetet e Bashkuara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative.

BIRN identifikoi megjithatë si “flamur të kuq” një hua prej 25 mijë eurosh, që prokurori Dollapaj mori në vitin 2010 për blerjen e një banese në Selitë të Tiranës, blerje e cila u realizua në vitin 2011. Borxhi i mësipërm është shlyer tërësisht nga prokurori në vitin 2012.

Dhuratat nga familjarët dhe vlerat e konsiderueshme të kursimeve në cash janë evidentuar gjithashtu si “flamuj të kuq” në këtë analizë. Gjatë periudhës deklaruese, zoti Dollapaj ka marrë 9 mijë dollarë dhe 200 euro dhurata në cash, ndërkohë që gjendja e akumuluar e kursimeve cash rezulton të jetë rreth 3.9 milionë lekë në fund të vitit 2017.Reporter.al

Tags: arben dollapajlallajprokuroriVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.