Muratori shqiptar vdes në vend duke montuar skelën, viktimë edhe fqinji i...

Muratori shqiptar vdes në vend duke montuar skelën, viktimë edhe fqinji i tij që shkoi ta ndihmonte

140
0
Shares

Zigur Bendaj, 48 vjeç nga Shqipëria dhe fqinji i tij italian, Marco Alfano, 56 vjeç, i cili kishte nxituar të shpëtonte mikun e tij pasi e pa të shtrire në toke, kanë mbetur të dy të vdekur pasi i zuri korrenti.

Sipas asaj që u konstatua dhe që raportojnë mediat italiane shtetasi shqiptar Zigur Badej ishte duke përfunduar skelën në fasadën e shtëpisë, ku ata duhej të fillonin punën rregullt për rinovim.

Megjithatë, skela metalike do të ishte instaluar në kontakt me një pol të ndriçimit publik nga i cili do të fillonte shkarkimi elektrik.

Sipas hetimeve, shqiptari duke montuar skelën metalike ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke pasur më pas dhe shkarkim elektrik.

Për ta ndihmuar ka shkuar fqinji i tij, Marco Alfano, i cili edhe ai ka gjetur vdekjen nga shkarkimi elektrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY