VIDEO/Publikohen pamjet e vrasjes së 23-vjecarit shqiptar në Itali

VIDEO/Publikohen pamjet e vrasjes së 23-vjecarit shqiptar në Itali

273
0
Shares

Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Bari të Italisë.

24 vjeçari u ekzekutua nga dy persona me motor.

Viktorian Pikaku u vra me armë zjarri në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).

Kamerat filmuan momentin

Ka qenë ora 21:30 sheshi ishte i mbipopulluar.

Dy persona me motor Vespa, ngjyrë të zeza, mbërritën në shesh dhe brenda pak sekondash qëlluan 4 plumba drejt Viktorit.   Siç tregojnë kamerat, vrasja nuk ka qenë e rastësishme, por 24-vjeçari ka qenë objektivi i qartë i tyre. Plumbat e kanë kapur në mushkëri dhe kokë.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por 24-vjeçari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda  duke humbur jetën aty mes njerëzve që ndodheshin rastësisht në shesh dhe mikut të tij që ulërinte nga dëshpërimi.

Hetimet

Hetimet e para zbardhin se atentatorët kanë dashur vetëm ta trembin me një paralajmërim por plumbat kanë qënë vdekjeprurëse per shqiptarin, informon gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi. Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.  Pikaku kishte precedent penal për krime të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY