Korsikë, dallga e papritur në kanion vret 4 persona, një i zhdukur

Korsikë, dallga e papritur në kanion vret 4 persona, një i zhdukur

101
0
Shares

Katër persona, mes të cilëve një vajzë 7-vjeçare dhe babai i saj, kanë humbur jetë në Soccia të Korsikës, nga një “përmbytje” e papritur e kanionit Zoicu. E pajetë mbeti edhe drejtuesja e guidës, ndërkohë që personi i katërt nuk është identifikuar ende.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori lokal, Eric Bouillard. Nga tragjedia raportohet se një person i pestë rezulton i zhdukur, ndërsa nëna e vajzës mundi të shpëtonte. Dallga e papritur ishte 3 metra e lartë.

Prokurori shpjegoi se viktimat ishin pjesë e një grupi prej 12 personash (përfshi guidën), që ndodheshin për një ekskursion në kanionin Zoicu, një prej atraksioneve kryesore turistike e famshme për grykat e saj natyrore dhe ujëvarat, kur papritur disa prej tyre u goditën nga një dallgë e papritur uji që zbriste nga lart.

“Në momentin që grupi u gjend përpara vështirësive, fillimisht dy persona hoqën dorë nga aventura, më pas edhe 4 të tjerë”, thotë prokurori. Pjesa e mbetur prej 7 personash vendosën të vijonin zbritjen, por u surprizuan nga një sasi e jashtëzakonshme uji. “Flasim për një dallgë prej 3 metrash të lartë që i goditi dhe i zhvendosi disa dhjetëra metra”, tha Bouillard.

Dy persona, një burrë dhe djali i tij 16-vjeçar, për fat të mirë arritën të shpëtonin duke u kapur pas një litari, ndërsa për 5 të tjerët nuk pati hapësira shpëtimi.

Kërkimet për personin e fundit që rezulton i zhdukur do të rinisin këtë të enjte, pasi u ndërprenë përgjatë natës. Dallga e papritur dyshohet të jetë shkaktuar nga një stuhi në mal, që shkaktoi rreshje të forta shiu gjatë ditëve të kaluara.

Kanioni Zoicu konsiderohet si një nga më të bukurit e Korsikës, por disa pjesë janë të qasshme vetëm me pajisje të specializuara për udhëtime të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY