Ditë e mirë sot për Vettingun, konfirmohen në detyrë tre gjyqtarë dhe...

Ditë e mirë sot për Vettingun, konfirmohen në detyrë tre gjyqtarë dhe një prokuror (EMRA)

281
0
Shares

Tre gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj; gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi; dhe për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja.

Ishtë një ditë e ngjeshur kjo e sotmja për Komisionin e Pavarur të  Kualifikimit.

Konfirmohet prokurori Besnik Muçi 

Trupa gjykuese e KPK-së konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Prokurori tha se vetingu do i sherbeje njerezve të drejtësisë si reflektim.

Procesi shumë i vështirë, por të shërben të jesh më koshient, më i vendosur dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e funksioneve, dhe se je një shërbëtor i shtetit. Procesi nga ana e KPK-së ishte korrekt. Ia dola të provoj në mënyrë pozitive tre komponentët e vettingut. ” u shpreh prokurori pas vendimit.

Muçi është kandidat për KLP ndërsa ka qenë dhe një nga 7 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përballë drejtueses aktuale, Arta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY