Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krimi shqiptar po njeh rritje, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore

01/08/2018
Krimi shqiptar po njeh rritje, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas raporteve të shumta ndërkombëtare, organizatat kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimit lokal, tani ka rrugë të rëndësishme edhe nga Amerika e Jugut.

Organizatat kriminale shqiptare ‘kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare’,-thotë raporti i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017).

‘Shqipëria prodhon dhe eksporton një sasi të konsiderueshme të marijuanës, veçanërisht në Evropë, dhe është një vend transit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si hyrja kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë’, -shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij mbi strategjinë për kontrollin ndërkombëtar të narkotikëve, botuar në mars 2018, duke vënë në dukje se edhe në qoftë se ‘numri i konfiskimeve dhe arrestimeve të drogës është rritur në vend gjatë viteve të fundit, mbeten dyshime rreth angazhimit të qëndrueshëm të qeverisë ndaj një aplikimi të vendosur (të ligjit).’

Shqipëria është e regjistruar në hartën globale të drogës si një vend prodhues dhe si një nyje shpërndarjeje. Ky vlerësim u konfirmua edhe në Raportin Botëror të Drogës 2017 nga Kombet e Bashkuara, i cili thekson ekzistencën e ‘dëshmive konkrete’ të përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në të gjithë trafikimin e madh të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis).

Në shkurt të vitit 2018, për shembull, në portin e Durrësit u kap një ngarkesë rekord prej 613 kg kokain e pastër, pasi mbërriti e fshehur në një kamion me banane, direkt nga Kolumbia.

Vlera e saj, e vlerësuar nga policia shqiptare në 180 milionë euro, tregon se një rrugë e re është vendosur midis Amerikës Jugore dhe brigjeve shqiptare.

Një fakt i konfirmuar edhe nga Agjencia Kombëtare Britanike për Krime (NCA), e cila vëren se ‘kriminelët në Ballkan po rrisin gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimeve, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine’.

Për NCA, ‘kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore, por ata janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.’

Ky zgjerim ndërkombëtar në mënyrë të pashmangshme prodhon pasoja brenda kufijve të Shqipërisë. “Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale. Paratë e paligjshme mund të riciklohen lehtësisht,’-vëren Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por si është rikthyer paraja e drogës në Shqipëri? Raporti i Shoqërisë së Hapur citon mbi të gjitha sektorin e pasurive të paluajtshme, kazinotë dhe qendrat e basteve, ashtu si dhe raporti i Departamentit të Shtetit, i cili thotë se ‘agjencitë e zbatimit të ligjit e njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten shumë të paaftë për ta bërë këtë.’

Por aktivitetet e botës kriminale shqiptare nuk kanë të bëjnë vetëm me forcat ndërkombëtare të policisë dhe vëzhguesit e brendshëm në vend. Këshilli Europian, i cili u takua në fillim të verës për të vendosur nëse do të hapte ose jo bisedimet e pranimit me Shqipërinë, vendosi të shtyjë fillimin e bisedimeve me një vit. Këshilli, duke përshëndetur ‘përpjekjet’ shqiptare, vëren se ‘demontimi i grupeve kriminale mbetet një sfidë e rëndësishme’.

‘Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të ndjekë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, madje edhe në fusha specifike si represioni i kultivimit dhe trafikimit të drogës’, tha deklarata përfundimtare e takimit të 27-28 qershorit.

Njëzet e tetë liderë evropianë ftojnë Tiranën të ‘vazhdojë dhe thellojë përpjekjet e tyre për të reduktuar kultivimin e kanabisit’ dhe ‘të sigurojë arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar’.

Si në këto pika, po ashtu edhe në të tjera, qeveria shqiptare do të duhet të punojë nga tani dhe deri në 2019 për të bindur Bashkimin Evropian që të hapë negociatat e pranimit.

Deri në atë datë, ‘lufta pa mëshirë ndaj drogës’ e premtuar në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama do të duhet të sjellë rezultate konkrete.  Lapsi.al

Tags: amerika e JugutdrogeEUROPEkrimishqiptartrafik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.