Gjykata e Lartë shpall thirrjen për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja është për gjyqtarë të gjykatave të apelit jashtë Tiranës.
“Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018.”
Dorezimi i dokumentacionit do te behet
1-dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);
2-me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë: [gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];
3-me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë:supremecourt@gjykataelarte.gov.al (kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format WORD ose PDF).
Gjyqtarët duhet të plotësojnë dhe këto formularë
a) deklarata individuale e gjyqtarit që mbështet kandidatin;
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/