RAPORTI/Shqiptarët shpenzojnë për të mbijetuar, europianët për t’u argëtuar

RAPORTI/Shqiptarët shpenzojnë për të mbijetuar, europianët për t’u argëtuar

109
0
Shares

Për çfarë i shpenzon paratë një familje në Europë?! E para është plotësimi i nevojave bazë për ushqim. Më pas banesa (uji, energjia, gazi etj) e më pas transporti e nëse mbeten për kafe e argëtim.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për shpenzimet familjare të vendeve të BE-së, që i përkasin vitit 2016. Monitor i ka krahasuar këto të dhëna me ato të INSTAT për Shqipërinë po për vitin 2016.

Për familjet shqiptare është e dukshme që pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer.  Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (45.2) për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.2% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Për vendet e BE, ushqimet janë kategoria e tretë e shpenzimeve, pas “shpenzimeve ër banesën, ujit, gazit), me 24.5% dhe transportit me 12.9% të totalit.

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje dhe ndonëse për veshjet nuk kursehen, për të tjerat e mbledhin rripin. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante, europianët harxhojnë 8.5% të parave, nga 3.6% për shqiptarët.

Ndonëse Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që ka numrin më të madh të bareve në raport me popullsinë, pjesa më e madhe e konsumatorëve duket se ulen sa për një kafe. Nga ana tjetër dhe aktivitetet kulturore janë të varfëra. Për argëtim dhe për të dalë në kafe e restorante, europianët shpezojnë në total 17.1% të buxhetit, ndërsa shqiptarët vetëm 7.4%

Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 4.4% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.2%.

Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.4% në Shqipëri dhe 3.9% në vendet e BE-së.

Kategoria ku “konkurrojmë” janë shpenzimet për veshje dhe këpucë, me 4.8% të shpenzimeve, nga 4.9% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Një e treta e ekonomisë për t’u ushqyer

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se, Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t’u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me?16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë psh se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Europian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse as sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY