Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bajri i Shkodrës, shqiptari që kërkohet me qiri në Belgjikë, mohon lidhjet me Ramën: Kam mbështetur PD

30/07/2018
Bajri i Shkodrës, shqiptari që kërkohet me qiri në Belgjikë, mohon lidhjet me Ramën: Kam mbështetur PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Safet Rustemi Bajri, Shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge thyen heshtjen duke folur për herë të parë përmes, një interviste ekskluzive për Report TV dhënë gazetarit Artan Hoxha. Bajri gjatë ditëve të është përmendur nga opozita si person që përfaqëson një klan kriminal të lidhur me Kryeministrin Rama. Ndërsa media e ka cilësur si bosin e një organizate kriminale  të fuqishme në veri të Shqipërisë.

Bajri ka dhënë shumë shpjegime në intervistë në lidhje me burgosjet në Belgjikë dhe aktivitetin  në Shqipëri. Media e drejtuar nga Carlo Bolino publikon vazhdimisht intervista dhe dokumenta që implikojnë kundërshtarët e Ramës ndërkohë që pastron edhe oborrin e tij nga miqësitë që i dëmtojnë profilin Kryeministrit.

Gjatë kësaj interviste Bajri tregon se si lindën problemet me drejtësinë belge, për dërgimin në Shqipëri dhe se si u përfshi emri tij në luftën e brendshme politike nga ish-kryeministri Berisha. Safet Bajri tregon se ai në Belgjikë ka punuar si roje sigurie në një lokal e më pas sëbashku me pronarin dhe disa persona të tjerë është arrestuar. Sipas tij, kjo ka të bëjë me konkurencën.

Safet Bajri me detaje tregon për arrestimin e dytë pasi u kap një shqiptar me 500 gram drogë dhe policia belge e lidhi kapjen e drogës me të.

Safet Bajri në këtë intervistë hedh poshtë të gjitha aludimet për lidhje me PS ndërkohë për herë të parë ai rrëfen për lidhjet e tij me demokratët të cilat datojnë shumë vite më parë gjatë një fushate elektorale.

Pjesë nga intervista:

Po në lidhje me këto akuzat e tjera që janë bërë edhe nga mediat belge, duke ju përfshirë si një nga bosët e rëndësishëm në një familje të identifikuar me mbiemrin Bajri. Çfarë përfaqësoni ju?
Unë përfaqësoj vetveten. Me mbiemrin Bajri ka shumë njerëz në Shkodër. Nuk është vetëm familja ime. Por te familja ime Bajri, unë përfaqësoj veten time. Familja ime nuk ka asnjë lloj problemi me shtetin, asnjë nga pjesëtarët e familjes sime. Ne nuk kemi asnjë lidhje me politikën. Unë s’kam qenë pjesë e zgjedhjeve dhe nuk kam ndihmuar Luan Arushën, siç thonë. Luan Arushënm e kam fqinj në lagje, por nuk kam asnjë lloj komunikimi me këtë person.

Në zgjedhjet e fundit, gjatë fushatës, ju keni qenë i ndaluar në burg, në Belgjikë. 
Po.

Dhe keni ardhur vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Jeni përfshirë në fushatë?
Asnjëherë. Kam qenë në Tiranë në atë kohë dhe kam ndenjur atje.

Po në zgjedhjet e mëparshme, cilën forcë politike keni mbështetur?
Në vitin 2013 jam marrë me zgjedhjet dhe kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në zonën e rrethinave. Kam qenë për Partinë Demokratike dhe kam mbështetur Bardh Spahinë.

Keni votuar?
Po, sigurisht. Kam qenë vëzhgues i përgjithshëm në të gjitha qendrat e votimit.

Tags: safet bajri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.