Veliaj nuk pranon dot mosdekretimin e ligjit për teatrin:“Projekti u sabotua vetëm...

Veliaj nuk pranon dot mosdekretimin e ligjit për teatrin:“Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë”

101
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se ende nuk e ka pranuar dot faktin e refuzimit të ligjit për Teatrin nga ana e presidentit Meta, saqë dhe nga Jala nuk ka ngurruar të lëshojë baltë.

Veliaj ka folur për sabotim nga ana e politikës, dhe duke thënë se projekti vetëm sa është shtyrë

“Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, është shprehur Veliaj.

Veliaj deklaroi se pavarësisht vonesës së vogël, puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku.

U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! 

Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, tha Veliaj, sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e Bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY