Policia e Krujës tregon për djalin e deputetit, por fsheh përdhunimin

Policia e Krujës tregon për djalin e deputetit, por fsheh përdhunimin

140
0
Shares

Policia e Krujës ka reaguar sot pas një akuze që ka fshehur një përdhunim duke deklaruar se policia e mori denoncimine  vajzës. Ish kryeministri Berisha akuzoi sot djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, se ka përdhunuar një vajzë, ndërsa shkruan në FB se policia ka feshur krimin duke iu referuar një mesazhi nga qytetari dixhital.

Policia thotë se 25-vjeçarja me inicialet Xh.M ka bërë kallëzim se kërcënohej nga 24-vjeçari, duke iu shmangur fjalës përdhunim e cila është shumë më e rëmdë se sa kërcënim.

Policia thotë se nuk e ka feshur ngjarjen por, s’mund të japë më tepër informacion pasi çështja është nën hetim. Gjithashtu bëhet me dije se SHÇBA po e verifikon rastin për shkelje.

Sqarimi i Policisë:

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY