Plagosja e policit, zbulohet një detaj i ri për autorin

Plagosja e policit, zbulohet një detaj i ri për autorin

111
0
Shares

Një 37-vjeçar u arrestua dje nga policia në Kuçovë pasi i theu këmbët me makinë një efektivi, por një mesazh që ka shkuar në JOQ konsideron se arsyet e përplasjes së policit lidhen me një tjetër konflikt ku ishte përfshirë 37 vjecari.

Një dëshmitar okular ka treguar për JOQ:

“Ai e aksidentoi pa dashje policin e gjorë ne perpjekje per ti shpetuar grushtave dhe shkelmave te horrave qe rrine tek nje lokal këtu afër. Personi ne fjale eshte jabanxhi ne qytetin tone, ku persona ne ate lokal bashke me te zotin e lokalit i hodhen fjale bashkejetueses se tij ku ishte e shoqeruar dhe me femijen e tyre, dhe aty nisi konflikti. Kam qene vete prezent dhe banoret e lagjes u tmerruan eshte nje lokal qe gjithmon ka sjelle probleme te ketyre llojeve. Po jua shkruaj vetem per te verteten por dhe ne forme apeli qe ky mesazh te bjere dhe ne vesh te autoriteve per te nderhyre. Eshte nje lokal ku rrin gjith naten pijne dehen me birra raki hash, dhe nk guxon femer te kaloj aty. Para 5 vitesh ka plasur kallashi aty. Një ditë do të plasë përsëri po s’kemi pse e hamë ne që jemi njerëz të ndershëm.”

Pas aksidentit, 37-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY